Belegu reagon pas lajmit shokues nga FIBA

Basketboll

Belegu reagon pas lajmit shokues nga FIBA

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 11:48
Përfaqësuesja e Kosovës

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) të shtunën ka marr shkresë nga FIBA, në të cilën kjo e fundit e ka bërë të qartë se nëse palestra e vogël në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë nuk e arrin kapacitetin e 3,000 (tre mijë ulëseve), atëherë ndeshjet për kualifikimet evropiane të Kupës së Botës “Kina 2019”, Përfaqësuesja jonë nuk do të mund t’i luaj në kryeqytet.

FIBA po ashtu e ka paralajmëruar FBK-së se më 20 dhe 21 shtator do të dërgoj Lubomir Kotleba-n, këshilltar i Sekretarit Gjeneral të FIBA-s për të inspektuar palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kjo ka bërë që kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, të kërkojë ndihmë.

“Duhet mobilizim maksimal i te gjitha strukturave shteterore! Per dallim te milionave qe po derdhen ne stadiume ketu duhet shume pak mjete por shume vullnet! Eshte turp qe tere mundi i FBK , lojtareve por edhe tifozeve te deshtoj per çeshtje aq banale! Ju lus per ndihme urgjente”, ka shkruar Belegu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat