Pretendentët e Evropianit

Basketboll

Pretendentët e Evropianit

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 11:30
Lojtarët e Spanjës

EuroBasket 2017, është ky evenimenti më prestigjoz i koshit europian të meshkujve që do të mbajë frymën e të gjithë të apasionuarve pas kësaj loje. Më të mirët e basketbollit europian do të garojnë mes njëri-tjetrit në një maratonë 17 ditore për fronin e Europës. Finlanda, Izraeli, Turqia dhe Rumania do të presin evenimentin e këtij viti që do të zhvillohet në pallatin e sportit “Sinan Erdem Dome” të Stambollit. Formati është i qartë, 24 skuadrat e kulifikuara do të ndahen në 4 grupe nga të cilat do të kualifikohen 4 më të mirat për në fazën tjetër me eliminim direkt.

Ashtu si në Euro 2015 edhe këtë vit, raundet e para do të zhvillohen në 4 vende të ndryshme. Kapionët në fuqi të Spanjës janë favoritëyt kryesorë për suksesin e vitit 2017. Iberikët synojnë titullin e katërt kontinental në 5 kampionatet e fundit europiane, ndërsa gjysmëfinalistet e vitit 2015, Franca dhe Serbia synojnë të zbresin nga froni kombëtaren Spanjolle që këtë vit nuk do të ketë në dispozicion Sergio Lull. Në krahun tjetër, gjatë tre europianëve të fundit ka arritur të renditet në podium por pa kontributin e Tony Parker, Mickael Gelabale e Florent Pietrus, janë Nicolas Batum e Rudy Gobert që do të udhëheqin blutë. Duy skuadrat që kosniderohen edhe si surprizat e mundshme janë Kroacia dhe Greqia. Kombëtaret ballkanase janë në rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit, ndërsa Lituania që arriti finalen e vitit 2015 do ta ketë shumë të vështirë të përshkojë të njëjtën rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat