Eurobasket 2017: Fitojnë Polonia dhe Letonia

Basketboll

Eurobasket 2017: Fitojnë Polonia dhe Letonia

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 20:25
Polonia dhe Letonia

Polonia dhe Letonia e kanë filluar mirë xhiron e dytë ë kuadër të grupeve për Eurobasket 2017.

Polonia e ka mposhtur me lehtësi Islandën, 91:61, për të shënuar fitoren e parë në Grupin A, pas humbjes nga Sllovenia në ndeshjen e parë, ndërsa Islanda mbetet me dy humbje pas dy ndeshjeve.

Për polakët më i dalluari ishte Adam Waczynski me 15 pikë, ndërsa për islandezët Hordur Vilhjalmsson me 16 pikë.

Edhe Letonia ka shënuar fitore të lehtë ndaj Belgjikës, duke e mposhtur me rezultat 92:64, për të arritur fitoren e parë në Grupin D, dhe për të grumbulluar 3 pikë, aq sa ka edhe Belgjika.

Te letonezët më i dalluari ishte Kristaps Porzingis me 27 pikë, ndërsa te belgët u dallua Axel Hervelle me 12 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat