Che Bar kampion i Raiffaisen Streeball Kosova 2017

Basketboll

Che Bar kampion i Raiffaisen Streeball Kosova 2017

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 12:14
Fituesi e garës

Kampion i Raiffaisen Streetball Kosova 2017 është ekipi Che Bar, që mbrojnë titullin edhe një herë tjetër. Në finale ata mposhtën ekipin Shmekat, 21:20.

Keshtu, Che Bar, Shmekat, dhe Air Force One si fitues i vendit te tretë, u kualifikuan në garën e Raiffaisen Streetball Kosova International 2017.

Fituesi i garës vendore Raiffaisen Streetball Kosova 2017, mori edhe 400 euro si shpërblim, derisa vendi i dytë 200, kurse që të dy këto ekipe së bashku edhe me ekipin që u radhit I treti, po lufotjnë këtë të shtunë në Raiffaisen Streetball Kosova International 2017, për çmimin kryesor, prej 2000 euro të vendit të parë, si dhe biletën për pjesëmarrje dhe udhëtim në Berlin Challenger 2017.

Viti 2017-të, është një vit shumë i rëndësishëm për Streetballin, pasi zyrtarisht basketbolli 3x3, është pranuar si disiplinë olimpike, dhe debutimin e vet do ta ketë në LOV Tokio 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat