FIBA dënon Malin e Zi për shkak se trajneri ndezi një cigare

Basketboll

FIBA dënon Malin e Zi për shkak se trajneri ndezi një cigare

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 14:37
FIBA

Federata e Basketbollit e Malit të Zi është dënuar me dy mijë euro, pasi që trajneri i kësaj përfaqësueseje Bogdan Tanjeviq kishte ndezur një cigare dhe ishte larguar nga konferenca për media, pas takimit me Hungarinë në kampionatin evropian.

Komiteti teknik i FIBA-s ka sanksionuar sjelljet e Tanjeviq me nga një mijë euro për shkak të pirjes së duhanit dhe për shkak se para gazetarëve kishte dërguar asistentin Boshko Radoviq, transmeton Vijesti nga Podgorica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat