Letonia tronditi Rusinë

Basketboll

Letonia tronditi Rusinë

Nga: K.Goca Më: 5 shtator 2017 Në ora: 17:22
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Letonisë tronditi Rusinë, duke e mposhtur me rezultat 84:69 (12:15, 22:29, 18:8, 32:17), në ndeshjen e xhiros së katërt të grupit D të Kampionatit Evropian.

Kjo ndeshje u luajt në “Fenerbahce Arena” në Stamboll. Rusët ishin në epërsi me 10 pikë (34:44) në minutën e 20-të, por letonët u këndellen në dy çerekët e fundit, duke i dhënë leksion rivalit. Basketbollisti Janis Timma me 22 pikë ka qenë prej më të mirëve të Letonia, kurse Timofey Mozgov u dallua te rusët me gjithsej 16 sosh. Rusia e Letonia ndajnë vendin e parë dhe të dytë me nga 7 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat