Prishtina zotohet se do t’i dalë kockë e fortë bjellorusëve!

Basketboll

Prishtina zotohet se do t’i dalë kockë e fortë bjellorusëve!

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 14:57
Pamje nga konferenca

Kampioni i Kosovës, Sigal Prishtina, këmbëngul se është përgatitur maksimalisht për ndeshjen e madhe me bjellorusët, Tsmoki Minsk, në kuadër të kualifikimeve për Champions League në basketboll. Bardhekaltrit synojnë të debutojnë në mënyrën më të mirë të mundshme ndaj një rivalit shumë të fortë. Kampioni zotohet se do t’i dalë kockë e fortë bjellorusëve. Gjithçka është e gatshme për takimin e nesërm (18.00) ndaj Tsmoki, kampion i pesëfishtë i Bjellorusisë. Drejtori i Sigal Prishtinës, Florian Miftari tha është ndeshja më e rëndësishme në historinë e klubit bardhekaltër.  “Ekipi është e kompletuar, gjithçka është gati, përgatitjet për këtë ndeshje janë maksimale dhe do të ketë shumë befasi në organizim, ku do të ketë edhe lojëra shpërblyese dhe aktivitetet të ndryshme kulturore. Normalisht unë jam këtu që të bëjë thirrje që të vini në numër sa më të madh, të përcillni këtë ndeshje, sepse është historike dhe është njëra nga ndeshjet kryesore që Sigal Prishtina që e luan si klub që eksiton nga viti 1970, andaj i ftoj gjithë adhuruesit e basketbollit, pavarësisht se nga janë në radhë të parë ‘Plisat’, dhe gjithë ata që e dojnë basketbollin që të vijnë dhe ta ndihmojë këtë klub, sepse prezenca e juaj të jeni të bindur se më atmosfera që dini t’i krijoni është jetike për ne dhe që numri sa më i madh i juaj që të jetë në palestër, motivi për lojë do të jetë shumë më i madhe”, ka thënë Miftari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat