Trajneri i Prishtinës: Ta fitojmë ndeshjen

Basketboll

Trajneri i Prishtinës: Ta fitojmë ndeshjen

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 15:00
Ahmet Kandemir

Trajneri i Sigal Prishtinës, Ahmet Kandemir, ka thënë se do të jetë sfidë shumë e vështirë me bjellorusët, Tsmoki Minsk. “Në këtë Champions League ka ekipe që kanë buxhet shumë më të madh dhe ekipe shumë serioze. Për shtet dhe për klub është një fillim i ri, normal se kur të dalim në buxhet nuk luajnë rol buxhetet, por kapacitetet e lojtarëve. Edhe për kohën shumë të shkurtër që kemi pas më ekip për përgatitje, lojtarët kanë reaguar shumë mirë dhe janë shumë mirë të përgatitur, sikurse të kishim pak më shumë kohë për më u përgatit, mirëpo, ky është realiteti. Normalisht se edhe ardhja e kombëtares së Kosovës më vonesë na ka shkaktuar pak probleme, dhe kundërshtari i parë është Minsk.

Çdo lojë e fillojmë prej arenës tonë, në këto eliminatore, është shumë më mirë që të fillojmë si mysafirë lojën është avantazh i madh, është shumë më mirë të luhet loja si vendas e dyta, normal që është edhe koshdallimi, nëse mendojmë më thjeshtë është t’i fitojmë dy lojtë, në atë do të punojmë. Normalisht se ne duhet ta fitojmë lojën e parë. Besoj dhe shpresoj se do të kemi përkrahje të madhe nga tifozët, jo vetëm për adhuruesit ‘Plisat’, por edhe për shtet është shumë e rëndësishme kjo lojë, duke e marrë parasysh së Sllovenia më një numër të vogël banoresh u bë kampion i Evropës, ka mundësi që kjo i jep shpresë Kosovës më reaguar. Jemi në formë të mirë dhe do të bëjmë çmos që ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë Kandemir.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat