Dardan Berisha: Do të japim 100 përqindeshin

Basketboll

Dardan Berisha: Do të japim 100 përqindeshin

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 15:03
Dardan Berisha

Dardan Berisha, basketbollisti më i mirë në Kosovë, shpreson  se me Sigal Prishtinën, do ia dalin në përballje Tsmoki Minsk.“Defenitivisht jemi të përgatitur mjaft mirë për ndeshjen historike që ka më zhvilluar klubi, por besoj edhe në përgjithësi sporti i Kosovës. Në emër të gjitha lojtarëve e di që do të japim 100 përqindeshin angazhim për më e fituar ndeshjen që është shumë e rëndësishme për ne. Pres të vijnë sa më shumë shikues, e di që ‘Plisat’ do të jenë aty, por edhe gjithë qytetarët dhe adhuruesit e basketbollit që të jenë dhe të na ndihmojnë sa më shumë, sepse dihet për ne janë lojtari i gjashtë, kështu që jemi të motivuar dhe e dimë përgjegjësinë tonë çfarë e kemi. Unë për këtë sfidë kam ardhur në KB Prishtinë, kështu që definitivisht kemi më ba gjithçka për më shkruar edhe një herë historinë në klubin më të madh në shqiptari të basketbollit, kështu që do të jetë një sfidë shumë e madhe edhe për ne, por besoj edhe për sportin e Kosovës”, ka thënë Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat