Krasniqi thumbon ashpër Sigal Prishtinën

Basketboll

Krasniqi thumbon ashpër Sigal Prishtinën

Nga: K.Goca Më: 20 shtator 2017 Në ora: 17:08
Blerim Krasniqi

Trajneri i basketbollit, Blerim Krasniqi, thumbon ashpër kampionin në fuqi, Sigal Prishtinën, për humbjen që pësuan me rezultat 57:50 nga bjellorusët Tsmoki Minsk, në kuadër të ndeshjes së parë të Champions League. “Humbja nuk është tragjedi. Mirëpo në këtë mënyrë është dëshpëruese.

Duke u bazuar në ‘përforcimet’ që ka bërë Prishtina, del se janë të dështuara, duke filluar që nga stafi i trajnerëve po ashtu edhe i lojtarëve. Të shënosh 3 pikë për 10 minuta dhe 10 pikë për 20 minuta, nuk do koment. Krejt kjo që edhe ekipi mysafir nuk ishte askund”, tha Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat