Cleveland është ekipi favorit për të marrë Waden

Basketboll

Cleveland është ekipi favorit për të marrë Waden

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 19:28
DWyane Wade

Cleveland Cavaliers është ekipi favorit për të marrë DWyane Wade, pas marrëveshjes së arritur nga 35-vjeçari nga Illinoisi për t’u larguar nga skuadra e Chicago Bulls. Pas bisedimeve të zgjatura dhe përpjekjeve të shumta sipas ESPN Wade ka rënë dakord ditën e hënë për të hequr dorë nga 8 milionë, prej rrogës 23,8 milionë dollarë, për të lënë franchise-n e Chicago-s pas vetëm një sezoni. Veteranin nga Illinoisi e lidh prej shumë vitesh një miqësi e fortë me lojtarin më të mirë të NBA LeBron James, me “Mbretin James” që tentoi ta rekrutonte numrin 3 që sezonin e kaluar, por Cavs asokohe nuk kishin hapësirën e nevojshme për shkak të rregullit të “salary cap”. Sipas po të njëjtim burim James dhe Wade kanë diskutuar shpesh edhe këtë verë në lidhje me një transferim të mundshëm te “franchise” nga Ohio, sidoqoftë përvec Cleveland Cavaliers interes kanë shfaqur edhe skuadra të tilla si San Antonio Spurs, Miami Heat dhe Oklahoma City Thunder.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat