Rahoveci pretendon tre-katër vendet e para

Basketboll

Rahoveci pretendon tre-katër vendet e para

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2017 Në ora: 18:50
Merovci gjatë një ndeshje

Klubi i basketbollit Rahoveci duket një kërcënim serioz edhe për Pejën e Trepçën, pa lënë anash edhe Bashkimin! Rahovecianët janë me synime ndryshe nga edicioni paraprak,  kur në mendje e kishin mbetjen në elitë, tani fokusin e kanë për tre-katër vendet e para. 

Basketbollisti Mustafë Merovci, luan në pozitën 4, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se janë ekip kompakte dhe synojnë të jenë në katërshen e madhe. Ai beson e shpreson se këtij qëllimit do të ia dalin, duke e pasur parasysh edhe cilësinë që kanë në petkun e tyre. Në hapje Rahoveci luan në Pejë ndaj debutuesit Borea.

Merovci tha se, gjithçka është e gatshme te skuadra e tyre: “Përgatitjet i kemi filluar qe tri javë dhe gjithçka është duke shkuar sipas planit. Rahovecit sivjet e shoh në pozitën 3-4 (duke marr parasysh edhe gjendjen e ekipeve tjera), por synimet tona janë që ta sigurojmë play-off-in”. Në javën e parë ndesheni me Borea-n, çfarë prisni dhe ku dalloni me shumë? “Besoj që avantazhi ynë është që kemi me shumë përvojë në Superligë, duke e ditur që Borea është debutues edhe pse na pret lojë e vështirë, por besoj në fund do të dalim me fitore”, ka thënë Merovci. Basketbollisti duke parë gjendjen që po kalojnë shumica e skuadrave, mendon se liga do të jetë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat