Merovci shpreson se Pejën ose Trepçën do ta lënë pas

Basketboll

Merovci shpreson se Pejën ose Trepçën do ta lënë pas

Nga: K.Goca Më: 27 shtator 2017 Në ora: 10:22
Pamje nga një ndeshje

Basketbollisti i Rahovecit, Mustafë Merovci, duke parë gjendjen që po kalojnë shumica e skuadrave, mendon se liga do të jetë më e dobët. “Besoj se sivjet liga do të jetë më e dobët, duke marrë parasysh gjendjen e ekipeve, si Peja e Trepça, mirëpo nga ana tjetër është mirë për gjeneratat e reja që do të kenë hapësirë më shumë për lojë dhe për ta marr përvojën e lojës në Superligë”, thotë Merovci. 

Ju shprehni optimizmin se do të jeni në tri apo katër vendet e para, a besoni se Pejën apo Trepçën, njërën nga to do ta lini pas? “Po, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë financiare dhe transferimet që ne kemi bërë, besoj që vendi 3-4 vendet e para janë të arritshme”, përgjigjet basketbollisti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat