Peja i ka punët keq!

Basketboll

Peja i ka punët keq!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shtator 2017 Në ora: 18:06
Arian Çallaku

Kriza financiare ka përfshirë një numër të madh të klubeve në shumicën e sporteve në shtetin e Kosovës. Disa klube i kanë punët mirë, disa gjejnë mjete ashtu si munden, ndërsa disa prej tyre shumë herë janë në situatë të rëndë: të vazhdojnë apo jo garat. Edicioni 2017-18 pa dyshim se do të jetë i vështirë për një numër të skuadrave sidomos të sporteve me dorë.

Klubi me renome i basketbollit Peja, i ka punët keq. Ata janë në situatë të vështirë saqë ende nuk i kanë filluar përgatitjet për edicionin e ri. Peja është prej skuadrave që gjithmonë ka luftuar për trofe dhe ka qenë në katërshen e madhe me Sigal Prishtinën, Trepçën e Bashkimin. Me dobësimin e Pejës do të dobësohet në përgjithësi edhe basketbolli.

Dashamirët e kësaj loje shpresojnë se Peja do të marrë veten dhe nuk do të vjen në një situatë edhe më të keqe, pra ta shuan aktivitetin e saj, në fakt do të ishte humbja më e madhe jo vetëm për basketbollin. Megjithatë, do të shihet se si do të rrjedhin gjërat në ditët e ardhshme. Një dihet, Peja në hapje të edicionit të ri pritet të ndeshet me rivalin më të madh, Trepçën nga Mitrovica. Basketbollisti i Pejës, Arian Çallaku, që luan në pozitën 2-3, është i brengosur për situatën që gjendet klubi, por shpreson se do të bëhet mirë! Ai tha se tani për tani vetëm një klub është më i organizuar në vend, ndërsa shpreh brengën për krizën që kalojnë shumica e skuadrave.

“Bota sot”: Peja klub me renome, ende nuk i ka filluar përgatitjet për edicionin e ri. A ka shpresë se do të nisin ato?

Arian Çallaku: Po, realisht shpresa ka që do t’i fillojmë përgatitjet! Jemi në pritje të ndonjë lajmit të mirë nga ana e klubit dhe t’i fillojmë përgatitjet.

“Bota sot”: Çfarë po ngjan me Pejën, pse kjo gjendje?

Arian Çallaku: Tash edhe gjendja dihet, problemi kryesor është  gjendja financiare.

“Bota sot”: A mendoni se pa Pejën e fortë nuk ka basketboll cilësorë?

Arian Çallaku: Po, dihet që Peja e luan një rol shumë të madh në basketbollin e Kosovës dhe normalisht që pa Pejën e fortë do të bie edhe kualiteti i ligës po ashtu edhe interesimi i publikut.

“Bota sot”: A e sheh basketbollin e Kosovës në krizë në përgjithësi?

Arian Çallaku:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat