Bashkimi pretendon ta befasojë kampionin!

Basketboll

Bashkimi pretendon ta befasojë kampionin!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 tetor 2017 Në ora: 19:07
Qëndrim Biraj

Në elitën e basketbollit të Kosovës sot hapet edicioni i ri me derbin në kryeqytet, ku takohen kampioni në fuqi, Sigal Prishtina dhe Bashkimi nga Prizreni. Te dyja ekipet pretendojnë rezultat të favorshëm madje sipas tyre, janë të përgatitur maksimalisht.  Prishtina futet me misionin për ta mbrojtur titullin e kampionit, ndërsa Bashkimi pretendon ta befasojë kampionin.

Kapiteni i Bashkimit, Qëndrim Biraj, shprehet i matur para derbit, sepse sipas tij është vështirë të parashikohet se ku i kanë përparësitë ndaj rivalit. Ai mendon se janë përgatitur për këtë sfidë që luhet nesër në orën 19.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. “Me aq kohë të shkurtër sa kemi pasur në dispozicion, kemi dhënë maksimumin që të përgatitemi sa më mirë për këtë fillim stinor.

Duhet të jemi realist që kundër Prishtinës është vështirë ta theksoj ndonjë përparësi, mirëpo, besoj në punën dhe në atmosferën e mirë që kemi në ekip, e cila shpresoj që do të na ndihmoj në këtë ndeshje”, thotë Biraj për gazetën kombëtare “Bota sot”.  A jeni komplet dhe ku mendoni se jeni më të mirë në disa reparte? 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat