Peja e pamëshirshme për Trepçën

Basketboll

Peja e pamëshirshme për Trepçën

Nga: Kemajl Goca Më: 5 tetor 2017 Në ora: 18:23
Çallakaj

Peja ka qenë e pamëshirshme për rivalin e vjetër Trepçën, duke e mposhtur me rezultat 93:70 (24:13, 29:18, 21:18, 19:21), në ndeshjen e javës së parë të elitës së basketbollit të Kosovës.  Mitrovicasit ishin si vendas por dot nuk i ndihmoi kjo përparësi e fushës, për faktin se verdhezinjtë ishin shumë më të mirë. Si njëra palë po ashtu edhe skuadra tjetër luajtën me të gjithë vendorët dhe shumica të rinj duke e dhënë maksimumin e tyre.

Në çerekun e parë, Peja ishte shumë më e frytshme dhe si rrjedhojë e kësaj edhe udhëhoqi me 11 pikë epërsi (24:13). Çereku i dytë sërish në favor të pejanëve dhe shkëputen në epërsi me 22 pikë (53:31).  Në dy çerekët e fundit, vendasit sado kudo stabilizuan lojën, por dot që të bëjnë më shumë apo të ngushtojnë humbjen, ngase Peja nuk lejonte një gjë të tillë. Basketbollistët Arian Çallakaj me 21 pikë, Beq Kovaqi 19 pikë, Leonard Mekaj me 18 sosh, Rron Uka e Arti Hajdari (15) ishin më të dalluarit në radhët e Pejës, ndërsa te Trepça më efikas ishin: Musab Malaj me 25 pikë, Burim Zekiqi me 14 e Xhem Haxhiu me 12 sosh. Pejanët shënuan fitore bindëse me 23 pikë dallim ndaj mitrovicasve që po paraqiten me shumicën lojtarë të rinj e pa përvojë.

Trepça-Peja        70:93

 

Palestra e Sportit "Minatori" në Mitrovicë.

Gjyqtarë: A. Selmani 7, V. Haxhiu 5, Malaj 25, B. Zekiqi 14, Sahiti 4, Musa, Kosterci 3, Rashiti, R. Zekiqi, Muharremi, Maragjiku dhe X. Haxhiu 12.

Peja: Mekaj 18, Qallakaj 21, Kovaqi 19, Uka 15, Sylqa, Kadusha, Devolli 3, Hajdari 15, Muriç 2, Shala, Kastrati dhe Grapci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat