Arbnorja godet Fidanin: Reagim ndaj keqpërdorimit të K.B.Prishtinës (femrat) nga trajneri shatri

Basketboll

Arbnorja godet Fidanin: Reagim ndaj keqpërdorimit të K.B.Prishtinës (femrat) nga trajneri shatri

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 14:55
Arbnorja me top

Kam nisur karrierën time si basketbolliste në K.B. Prishtina (atëherë Universiteti) në vitin 2001. Vite me radhë, me dashuri e përkushtim të madh i jam dedikuar këtij sporti. Në karrierën time, kam arritur rezultate të kënaqshme, për çka falënderoj të gjithë trajnerët dhe bashkëlojtaret me të cilët kam bashkëpunuar. Nga viti 2004 e në vazhdim, për vite me radhë kam qenë lojtarja më e mirë në Kosovë, (sezonin e kaluar MVP e kupës). Viteve të fundit i jam përqendruar punës në K.B. Prishtina ku me djersë e mund jam munduar të ndihmoj koleget dhe klubin në arritjen e trofeve të shumtë që kemi fituar. Për çudinë time, kur prisja që të përgatiteshim sa më mirë, trajneri i K.B. Prishtina z. Fidan Shatri, për qëllime aspak sportive, por personale (unë as nuk e di ku e ka problemin) del me një Vendim për të më larguar mua nga ekipi, përkundër dëshirës për t’i dhënë edhe më tutje kontribut klubit të vendlindjes time. Kam luajtur në Turqi, Shqipëri, dhe në të gjitha klubet e mëdha vendore, mirëpo një rast i tillë, kur një trajner krejtësisht mediokër, pa asnjë sukses të vetëm si sportist, vendos të largojë një nga lojtaret më të mira në vend, nuk mund të ndodhë kurrë. U përpoqa të tejkalojë këtë ngjarje banale, duke tentuar t’i kontribuojë klimës së mirë në ekip, dhe duke e ditur karakterin e dobët të këtij individi pa dinjitet.

Kjo u bë e pamundur dhe unë sot ndjej obligim të njoftojë opinionin sportiv, FBK-në, adhuruesit e basketbollit në kryeqytet, lidhur me situatën. Unë do të vazhdojë karrierën time në basketboll me të njëjtin pasion, punë e përkushtim, por i bëjë thirrje të gjithë akterëve, nga MKRS, KOK’u, FBK’ja, Kryesia e Klubit Prishtina dhe të gjithë tifozëve, të reagojnë ndaj njerëzve të pa dijshëm, pa kulturë sportive që udhëhiqen nga motive të ulëta jo sportive të cilët po e shkatërrojnë sportin dhe talentët në vendin tonë. Kjo duhet të marrë fund. Jo për mua, por për sportin dhe perspektivën e talentëve tanë. Sporti, nuk mund të mbetet më në duar të njerëzve të tillë, ka dërguar këtë reagim Arbnore Përçuku, basketbolliste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat