E pabesueshme Kosova ku renditet në botë!

Basketboll

E pabesueshme Kosova ku renditet në botë!

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 15:43
Ilistrim

FIBA sot ka publikuar ranglistën e kombëtareve në Botë. Padyshim në pozitën e parë ishin SHBA-të, duke u përcjellur nga Spanja në vendin e dytë, kurse Kampioni I ri Evropian, Sllovenia është ngritur për 5 pozita në ranglistë duke u pozicionuar e 7-ta.

Rankimi i të gjitha reprezentacioneve është bazuar nga rezultatet e Kampionateve Botërore, kampionateve të Kontinenteve përkatëse, Lojërave Olimpike, kualifikimeve dhe parakualifikimeve të cilat ndodhën në tri vitet e fundit.

Kombëtarja jonë në këtë ranglistë është në pozitën e 96-të, që është bazuar në rezultatet e para gjatë Kualifikimeve për Kampionatin Evropian, Eurobasket 2017 dhe parakualifikimeve për Kampionatin Botëror, Kina 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat