Prishtina përvjelë mëngët për Evropë

Basketboll

Prishtina përvjelë mëngët për Evropë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2017 Në ora: 11:04
Pamje nga një ndeshje

Kampioni në fuqi i Kosovës, Sigal Prishtina, përvjelë mëngët për garat evropiane. Synimi i bardhekaltërve është që të lënë përshtypje sa më të mirë njëkohësisht që të arrijnë edhe rezultate pozitave. “Tani më ditët e fillimit të FIBA Europe Cup po afrohen, dhe lufta për t’u inkuadruar në këtë garë pothuajse ka përfunduar dje. Sigal Prishtina tashmë e kualifikuar direkt në Grupin G, priste 3 nga 30 skuadrat të cilat luftonin të i bashkoheshin ish kampiones ballkanike. Bardhekaltëri  mësuan dy nga tre kundërshtarët e grupit. Pas dy xhiro kualifikime Prishtinës i bashkohen Belfius-Mons Hainaut (Belgjikë) dhe Demir Insaat (Turqi).

Belfius-Mons Hainaut që është dy herë fituese e Kupës së Belgjikës, u desh që të luftoi shumë për t’iu bashkuar Prishtinës në grup. Belgët për të arritur këtu në rundin e parë mposhtën kampionen e 16-fishtë islandeze, KR Basket, kurse në rundin e dytë me mund të madh diskualifikuan, nënkampionin e fituesin e Kupës së Bullgarisë, BC Beroe, e cila po ashtu është edhe kampione aktuale e Balkan League BIBL.

Sikurse Belfius edhe Demir Insaat për të arritur këtu u desh të kaloi dy faza kualifikuese. Në xhiron e parë skuadra turke mposhti fituesin e Kupës së Ukrainës, BC Dnipro. Kurse në xhiron e dytë Demir Insaat eliminuan 26 herë kampionin e 16 herë fituesin e Kupës së Estonisë, BC Tartu.

Vlen të theksohet se Demir Insaat vitin që lam pas ishte çerek finalist në FIBA Europe Cup.

Pra, lufta për të arritur deri te Sigal Prishtina, ishte mjaft e madhe dhe e vështirë, kurse sot pasdite pas hedhjes së shortit edhe përfundimisht do të merret vesh edhe skuadra e fundit e cila do të bashkohet në grup”, thuhet në faqen e KB Sigal Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat