Prishtina edhe përfundimisht ka mësuar kundërshtarin e fundit në Evropë

Basketboll

Prishtina edhe përfundimisht ka mësuar kundërshtarin e fundit në Evropë

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 16:54
Grupet

Sigal Prishtina edhe përfundimisht ka mësuar kundërshtarin e fundit të saj në Grupin G të Europe Cup në basketboll. "Pas Belfius Mons-Hainaut dhe Demir Insaat, Prishtinës i bashkohet edhe ekipi ukrainas BC Khimik. BC Khimik është dy herë kampion dhe një herë fitues i Kupës së Ukrainës. Ndeshja e parë e Sigal Prishtinës në Grupin G, do të jetë më 18 tetor në Mons të Belgjikës kundër skuadrës nga ky qytet Belfius-Mons Hainaut. Kurse takimi i radhës i “Bardh e Kaltërve” do të zhvillohet të mërkuren më 25 tetor, në shtëpinë e kampionëve, në Prishtinë ndaj ukrainasve të Khimik", thuhet nga klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat