KBF Prishtina: Arbnore Perçuku, fyerje të rënda në drejtim të trajnerit

Basketboll

KBF Prishtina: Arbnore Perçuku, fyerje të rënda në drejtim të trajnerit

Nga: K.Goca Më: 12 tetor 2017 Në ora: 17:16
Arbnore Perçuku

Basketbollistja Arbnore Përçuku para pak ditëve kishte akuzuar trajnerin e Prishtinës, Fidan Shatrin. “Për çudinë time, kur prisja që të përgatiteshim sa më mirë, trajneri i KB Prishtina z. Fidan Shatri, për qëllime aspak sportive, por personale (unë as nuk e di ku e ka problemin) del me një Vendim për të më larguar mua nga ekipi, përkundër dëshirës për t’i dhënë edhe më tutje kontribut klubit të vendlindjes time”, kishte thënë Perçuku. KB Prishtina i kundërpërgjigjet Perçukut, duke i numëruar disa gjëra.

Klubi më i trofeshëm në vend është i revoltuar tejmase me deklaratat e Perçukut, sipas tyre me fyerjet që i bëri trajnerit Shatri.   “Klubi i basketbollit të Femrave Prishtina, përmes kësaj letre, shprehe brengosjen për gjuhen e shprehur në publik nga ish anëtarja e KBF “Prishtina” znj. Arbnore Perçuku, e cila pa te drejte, pa fakte, nga mendime të ulëta, ofendon pa baze, trajnerin Fidan Shatri, duke i harruar vitet e kaluara ne klubin e Prishtinës. Sa për kujtesën tuaj, po jua përkujtojmë; Qe nga viti 2010, kur ju ka besuar puna trajnerit Fidan Shatri, klubi i basketbollit te femrave Prishtina ka arritur suksese te mëdha: në sezonin 2010 kampion me kategorinë e kadeteve - U16, sezoni 2012/2013 kampion – Seniore; sezoni 2013/2014 kampion; sezoni 2014/2015 kampion; sezoni 2015/2016 kampion; sezoni 2014/2015 fitues i kupës se Kosovës; sezoni 2016/2017 fitues i kupës se Kosovës; Përveç punës si trajner, z. Shatri është angazhuar edhe rreth organizimit dhe punëve administrative te klubit te Femrave Prishtina, pa marrë asnjë kompensim d.m.th, pune vullnetare, për shume vite... Trajneri Fidan Shatri viteve te fundit i ka kushtuar rendësi te madhe gjeneratave te reja , kjo dëshmohet ne kampionatin Evropian U16 divizioni C, qe është zhvilluar vitin e kaluar në Andora, ku Besjana Martinaj lojtarja e KBF. Prishtinës zgjidhet ne pesëshen me te mire te evropianit..!

Duke e pare situatën reale në teren dhe zhvillimin e hovshëm të Basketbollit, trajneri në bashkëpunim më kryesine e klubit ka vendose që të përgatit një strategji afatmesme te klubit më objektiva te qarta rrethe avancimit të “KBF Prishtina” . Vështirësitë materiale të cilat e kanë shoqëruar klubin e basketbollit te Femrave Prishtina, ku jemi te vetëdijshëm qe kemi obligim moral ndaj trajnerit dhe disa basketbollisteve te cilat ne mënyre vullnetare me vite e kanë ndihmuare klubin, ndihemi të ofenduar rëndë kur ish basketbollistja Arbnore Perquku bënë fyerje të rënda në drejtim të trajnerit, e pa vetëdijshme që ajo në pozitën e lojtares ka përfituar mjete financiare nga klubi ( mjete të cilat janë siguruar me mund dhe sakrifice nga stafi i klubit ).

Sjellja dhe deklarimet e Perçukut janë në kundërshtim me parimet e te qenurit sportiste, është mesazh i keq për basketbollistet e reja. Si klub i Basketbollit, konsiderojmë se me deklarata të pamatura, pa bazë dhe jo profesionale, lojtarja në fjalë ka tentuar me dashje apo pa dashje te hedhe baltë mbi sukseset dhe sakrificën e lojtareve dhe stafit profesional te klubit te basketbollit të Femrave Prishtina. Klubi i Basketbollit të Femrave Prishtina është i te gjithë atyre që para interesave personale kanë interesat e klubit, është i te gjithë atyre qe e dojnë, që e ndihmoje dhe e respektojnë…!”, thuhet nga KBF Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat