Mimoza Kusari e fortë edhe për basketboll, ia bën 8 me 2...

Basketboll

Mimoza Kusari e fortë edhe për basketboll, ia bën 8 me 2...

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2017 Në ora: 17:22
Mimoza Kusari

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari, njëherësh kryetare e partisë Alternativa, është merak në sport. Ajo merret shumë me atletikë, por kësaj radhe ka vendosur ta provojë veten paksa edhe në basketboll dhe duket e suksesshme, madje ia bën 8 me 2 pjesëmarrësve të kësaj loje. “Syno lartë, mbërrijë ende më lartë. 

Shpirti sportiv dhe talenti i të rinjve tanë vazhdon të mbahet dhe ushqehet me investimet në infrastrukturën sportive dhe subvencionet e dhëna për klubet tona. Gjatë një katërvjeçari kemi arritur të ndërtojmë 14 terrene sportive, ndërsa #plus4 synojmë ndërtimin e 20 tjera në tërë Komunën e Gjakovës.  Sot në një lojë sportive me të rinjtë e KB "Vëllaznimi" në sheshin e ndërtuar Beqir Kastrati në Gjakovë”, shkruan Kusari, e cila synon edhe një mandat si kryetare e Gjakovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat