Michael Jordan i brengosur: Shumë shpejt do të kemi dy tre super ekipe dhe 28 mbeturina të NBA-s

Basketboll

Michael Jordan i brengosur: Shumë shpejt do të kemi dy tre super ekipe dhe 28 mbeturina të NBA-s

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 12:17
Michael Jordan

Michael Jordan është një prej legjendave më të mëdha të botës së basketbollit.

Ai ka gjashtë unaza të arta të NBA-s duke fituar po aq herë titullin e kampionit në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Ai së fundi ka folur rreth transfereve dhe përforcimeve të ekipeve para fillimit të sezonit të ri, e cila gjë po e shqetëson “Air” Jordanin.

Ish-basketbollisti 54-vjeçar ka pohuar se shumë shpejt do të ndodh që nuk do të ketë ekipe garuese në NBA, pasi që po krijohet një disbalanc i madh mes ekipeve të forta dhe të dobëta.

“Unë mendoj se në aspektin më afatgjatë këto transefre do ta dëmtojnë ligën nga pikëpamja konkurruese. Do të keni një ose dy skuadra që do të jenë të shkëlqyeshme dhe 28 të tjera do të jenë mbeturina, ose do ta kenë të vështirë të mbijetojnë në mjedisin e biznesit”, tha Jordan.

Vitin e kaluar, Kevin Durant la Oklahoma City Thunders për t’u bashkuar me Goden State Warriors.

Këtë vit, Carmelo Anthony dhe Paul George iu bashkuan Russell Westbrook te Oklahoma City, duke krijuar një tjetër ekip të ashtuquajtur “të jashtëzakonshmit”.

Ndryshe, Jordan tash e sa kohë është pronar i skuadrës Charlotte Hornets ndërsa lavdinë më të madhe e mori gjatë qëndrimit disavjeçare te Chicago Bulls.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat