Peja fitoi derbi vendas

Basketboll

Peja fitoi derbi vendas

Më: 16 tetor 2017 Në ora: 12:48
Leonard Mekaj

Peja me një performancë të jashtëzakonshme në çerekun e tretë të ndeshjes ndaj Boreas, ka bërë që ekipi verdh e zi falë përvojës së reprezentuesve të saj, të mos befasohet nga Borea debutuese në IP Superligën e Kosovës në basketboll  me rezultat 75:68.

Borea mbetet pa fitore edhe pas tre xhirove të para të stinorit të ri në IP Superligë e Kosovës.

Arian Qallaku ka qenë më efikasi te Peja me 18 pikë e 12 kërcime, Leonard Mekaj shënoj 16 pikë e 14 asistime dhe Art Hajdari përfundoj lojen me 19 pikë.

Te skuadra e Bores Allen Idrizaj realizoj 20 pikë dhe 12 kërcime, Ardit Beqiri shtoj 17 pikë e 7 kërcime.

Në xhiron e rradhes, Peja pret Rahovecin në Karagaç, ndërsa Borea udhëton në kryeqytet për t'u ndeshur me Kerasan Prishtinën, raporton FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat