Ferati: Prishtina kundër Monsit që është përplot me amerikanë kualitativ

Basketboll

Ferati: Prishtina kundër Monsit që është përplot me amerikanë kualitativ

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2017 Në ora: 19:20
Ismet Ferati

Ish basketbollisti i mirënjohur, Ismet Ferati, tha se basketbolli belg është në ngritje dhe në fakt kampioni i Kosovës, Sigal Prishtina, nesër (20.30) do ta ketë shumë vështirë në Mons me Belfius Mons, në kuadër të ballafaqimit të parë të grupit G të FIBA Europe Cup. 

“Sfida e nesërme e Sigal Prishtinës kundër Monsit në Belgjikë në FIBA Europe Cup, do të jetë shumë e vështirë. Dihet që basketbolli i Belgjikës viteve të fundit është në ngritje shumë të madhe, ndërsa liga e Belgjikës është shumë e respektuar në Evropë dhe shumë më e fortë se ajo e Kosovës.

Ekipi i Monsit është përplot me amerikanë kualitativ, ndërsa edhe ata vendorë janë të papërshtatshëm. Forcën e Sigal Prishtinës realisht nuk e dimë, sepse në ligën e Kosovës luan kundër ekipeve të dobëta, nuk ka përgatitje adekuate për lojë ndërkombëtare, gjithashtu lojtarët e huaj nuk e kanë kualitetin adekuat për Sigal Prishtinën. Në përgjithësi do të jetë shumë vështirë dhe vetëm një përformancë e shkëlqyer mund të sjellë rezultat pozitiv”, thotë Ferati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat