Pasi triumfuan ndaj kampionit, Houston Rockets shijoi edhe fitoren e dytë

Basketboll

Pasi triumfuan ndaj kampionit, Houston Rockets shijoi edhe fitoren e dytë

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 08:37
Foto nga ndeshja

Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni Golden State Warriors dhe nënkampioni i NBA-s, Cleveland Cavalier nuk kanë pasur ndonjë angazhim në NBA.

Por, Houston Rockets që para 48 orëve befasoi Warriors ka shënuar fitoren e radhës, ku kësaj radhe triumfuan kundër Sacramento Kings.

Këta të fundit arritën të rivalizojnë gjatë gjithë ndeshjes Houstonit, por që në fund rezultati në semafor tregonte shifrat 105:100.

Basketbollisti më efikas në ndeshje ishte James Harden, i cili realizoi 27 pikë ndërsa dy më pak i shtoi Eric Gordon. Theksojmë se shkaku i një lëndimi ‘raketat’ nuk e patën në dispozicion Chris Paulin.

Në anën tjetër, lojtari më i mirë në fushë te “mbretërit” ishte Willie Cauley-Stein që shënoi 21 pikë gjersa Buddy Heild ngeci për dy pikë më pak.

Pas kësaj, Houston ka bilanc të pozitiv nga dy ndeshjet e zhvilluara deri më tani ndërsa Sacramento ka shijuar humbjen e parë në po aq ndeshje.

Rezultatet tjera:

Detroit – Charlotte 102:90

Indiana – Brooklyn 140:131

Orlando – Miami 116:109

Washington – Philadelphia 120:115

Boston – Milwaukee 100:108

Memphis – New Orleans 103:91

Dallas – Atlanta 111:117

Utah – Denver 106:96

San Antonio – Minesota 107:99

Phoenix – Portland 76:124

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat