Thunders, Clippers dhe Raptors shijon fitoret e para të sezonit në NBA

Basketboll

Thunders, Clippers dhe Raptors shijon fitoret e para të sezonit në NBA

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 09:07
Foto nga ndeshja

Mbrëmë janë zhvilluar vetëm tre ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Toronto Raprtors, Oklahoma City Thunders dhe Los Angeles Clippers kanë shijuar fitoret e para në këtë sezon të ri të NBA-s.

Raptors u treguan më efikas në takimin kundër Chicago Bulls duke triumfuar me një diferencë prej shtatë pikëve 107-100.

Kanadezët kishin në radhët e veta dy lojtarë që shënuan mbi njëzet pikë, përkatësisht Jonas Valanciunas realizoi 23 sosh dhe C.J. Miles një më pak.

Te ‘demat’ basketbollisti më efikas ishte Rubin Lopez me 18, i cili u ndihmua një pak nga Lauri Markkanen.

Clippersat fituan në derbin lokal ndaj Los Angeles Lakers me rezultat 108-92, ku vetëm në çerekun e fundit këta të fundit ishin më të mirë në parket.

Blake Griffin i Clippers realizoi “double-double” në saje të 29 pikëve dhe 13 kërcimeve gjersa në triumf dha kontribut edhe DeAndre Jordan me 14 pikë dhe Lou Williams me 12 sosh.

Te Lakers më i dalluari ishte Brook Lopez që shënoi njëzet pikë ndërsa dy më pak i shtoi edhe Jordan Clarkson.

Në ndeshjen e fundit, Oklahoma për asnjë moment nuk e vuri në dyshim fitoren ndaj New York Knick duke e mposhtur me rezultat 105-84.

Megjithëse ylli i ekipit është Russell Westbrook, i cili shënoi 21 pikë, në këtë takim më efikasit ishin Carmelo Anthony me 22 sosh dhe Paul George me 28 pikë.

Por, Westbrook arriti të realizonte “triple-double” në saje edhe të dhjetë kërcimeve dhe asistimeve.

Te njujorkezët basketbollisti më i mirë në parket ishte Kristaps Porzinis, i cili njëkohësisht realizoi më së shumti pikë në takim, gjegjësisht arriti të bënte “double-double” në saje të 12 kërcimeve dhe 31 pikëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat