Krasniqi: Shpresoj se Prishtina do të fitojë kundër ekipit nga Ukraina

Basketboll

Krasniqi: Shpresoj se Prishtina do të fitojë kundër ekipit nga Ukraina

Nga: Kemajl Goca Më: 25 tetor 2017 Në ora: 11:17
Blerim Krasniqi

Trajneri i mirënjohur, Blerim Krasniqi, shpreson në fitore të Prishtinës kundër ekipit nga Ukraina, Khimik, e cila luhet sonte (20.30) në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, në kuadër të xhiros së dytë të grupit G të Europe Cup në basketboll. “Shpresoj se Prishtina do të fitojë kundër ekipit nga Ukraina. Prishtina treguan lojë të mirë edhe me ekipin belg dhe i përgëzoi.

Shpresoj se edhe sot nëse bazohem në eksperiencën që kanë fituar në Ligën Ballkanike dhe në Europe Cup, pastaj në Champions League, edhe pse në këtë fundit u eliminuan në xhiron e parë, pavarësisht kësaj, Prishtina ka pasur kohë për t’u përgatitur dhe po ashtu lojtarët që bartin fanellën e saj, janë një numër i madh bartës të lojës, nga Dardan Berisha, përforcimet si Lis Shoshi etj. pra kanë një kontinuitet dhe homogjenitet”, tha Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat