Kur James është në formë

Basketboll

Kur James është në formë

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 12:52
James

Me LeBron James mbi parket është gjithmonë më e lehtë për Cleveland Cavaliers, që u kthye te fitorja në NBA pas humbjes së papritur me Orlando Magic. Skuadra nga Ohio mposhti 119:112 Chicago Bulls në “Quicken Loans Arena”, ku shkëlqey si gjithmonë “Mbreti” James me plot 30 pikë, 13 asiste dhe 2 topa të kontrolluar nën tabelë. Kevin Love shtoi 20 pikë të tjera për Cavs, ndërsa në radhët e Bullsave statistikat më të mira i regjistroi Holiday, që shënoi 25 pikë. Për Chicago Bulls kjo ishte humbja e tretë radhazi në po kaq ndeshje.

Po tregon një formë të shkëlqyer në këtë fillim sezoni Orlando Magic, që i rrëmbeu fitoren në gjysmën e dytë të periodës së fundit Brooklin Nets me rezultatin përfundimtar 125 – 121. I mrekullueshëm Aaron Gordon me 41 pikë, 2 asiste dhe plot 14 rikuperime, ndërsa për Netsat spikati Russell me 29 pikë. Francezi Fournier me 28 pikë, 4 asiste dhe 6 ribaund ishte një tjetër vlerë e shtuar për Magic.

Gjen vazhdimësinë në rezultate Boston Celtics, që kaloi pa shumë vështirësi 110 – 89 New York Nicks. Indiana Pacers shkatërroi 107 – 130 në “Target Center” Minnesota Timberwolves, Portland Trail Blazers iu imponua 103 – 93 New Orleans Pelicans, ndërsa Los Angeles Clippers fitoi në “Staples Center” 102 – 84 me Utah Jazz. Kalifornianët po tregojnë se do të jenë pretendentë seriozë në këtë sezon, pasi kryesojnë Konferencën e Lindjes me tre fitore në po kaq ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat