Sigal Prishtina 'tregoi muskujt' kundër ukrainasve

Basketboll

Sigal Prishtina 'tregoi muskujt' kundër ukrainasve

Nga: Kemajl Goca Më: 25 tetor 2017 Në ora: 22:18
Pamje nga ndeshja

Sigal Prishtina vazhdon shkëlqimin në garat evropiane. Bardhekaltrit shënuan fitore me rezultat 76:65 (23:17, 15:12, 11:14, 27:22) kundër ekipit nga Ukraina, Khimik, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit G të Europa League në basketboll. Sigal Prishtina 'tregoi muskujt' kundër ukrainasve dhe gëzoi tifozët e pranishëm në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Kampioni i Kosovës shkëlqeu në të gjitha çerekët me përjashtim të atij të tretit, ku ukrainasit u përpoqën ta shtrojnë presionin e tyre.

Në dhjetë minutat e parë, Prishtina udhëhoqi me 23:17, për ta thelluar në nëntë pikë (38:29) në minutën e 20-të.

Në çerekun e tretë skuadra ukrainase bëri lojë më të mirë madje në një moment ngushtoi rezultatin në katër pikë, por Prishtina nuk lejojë të ndodhë përmbysja. Në minutën e 30-të, vendasit në epërsi me shtatë pikë (48:41), duke i dhënë edhe më shumë forcë për në çerekun e fundit.

Prishtina luajti me shumë siguri në periudhën e fundit të lojës, për të shënuar fitoren e dytë (76:65) rresht në këtë garë të respektuar dhe tani janë lider në renditje me 4 pikë, duke lënë pas Buyukcekmece e Belfius Mons me 3 pikë dhe Khimik me 2 sosh.

Grupi G, renditja 

1. Sigal Prishtina   2     2     0     0     0     4

2. Buyukcekmece2       1     0     0     1     3    

3. Belfius Mons     2     1     0     0     1     3    

4. Khimik       2     0     0     0     2     2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat