Kerasan Prishtina e mund Rahovecin

Basketboll

Kerasan Prishtina e mund Rahovecin

Më: 26 tetor 2017 Në ora: 14:48
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Kerasan Prishtinës ka arritur që të befasojë Rahovecin duke e mposhtur me rezultaat 89:96 në përballjen e zhvilluar në Shani Nushi  të Gjakovës.

Skuadra e Rahovecit gjatë  tërë kohës ka qenë në epërsi, deri sa në fund të çerekut të fundit Kerasani ka shfrytëzuar pjesën e madhe të gjuajtjeve të lira,  si dhe me Rinor Ahmeti dhe Kujtim Sadiku me shënimet e tyre nga tre pikëshi kanë shkëputur rezultatinë në të mirë të Kerasanit.

Arbnor Haliti te skuadra prishtinase ka shënuar 18 pikë, Kujtim Sadiku 21 pikë e 5 kërcime, ndërsa Alban Latifaj shtoi 20 pikë, 9 asistime e 6 kërcime.

Te Rahoveci, Xavuer Newson ka shënuar 21 pikë, ndërsa Kyle Sovine dhe Mustafë Merovci kanë shtuar nga 18 pikë secili, raporton faqja e FBK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat