Trepikëshi i Griffin i dha një fitore të pabesueshme LA Clippers-ave

Basketboll

Trepikëshi i Griffin i dha një fitore të pabesueshme LA Clippers-ave

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 12:41
Griffin

Një trepikësh Blake Griffin në sekondën e fundit i dha një fitore të pabesueshme 103:104 Los Angeles Clippers në fushën e Portland Trail Blazers. Një gjuajtje e saktë për tre, që ruan pathyeshmërinë e kalifornianëve në këtë fillim sezon që kanë arritur katër suksese radhazi. Los Angeles Clippers dhe Sun Antonio Spurs mbeten skuadrat e vetme në këtë fillim sezoni të NBA që ruajnë parthyeshmërinë. Griffin është shndërruar në lojtarin me të rëndësishëm për Clippers, teksa në këtë përballje të fundit realizoi 25 pikë, dha 5 asiste si dhe kontrolloi 8  topa poshtë koshit. Po 25 pikë realizoi edhe Lillard, ndërsa MeCollum shtoi edhe 23 pikë të tjera për Blazers, që panë t’u ikte fitorja nga duart pukërisht në momentin e sinjalizimit të sirenës për fundin e ndeshjes.

Nuk di të ndalet më as Boston Celtics, që kaloi 89 – 96 Milwaukee Bucks. 28 pikë, 7 asiste dhe 10 rikuperime regjistroi greku Antetokounmpo për Bucks, por nga ana tjetër u kundërpërgjigjen Horford dhe Irving respektivisht me 27 dhe 25 pikë.

Mempis Griezzlies, i udhëhequr nga spanjolli Marc Gasol, që shënoi 25 pikë, mposhti në “FedExForum” Dallas Mavericsk 96 – 91. Conley shtoi edhe 22 pikë të tjera për Grizzlies, e po kaq pikë realizoi edhe Barnes, që pati statistikat më të mira për Mavericks.

Chicago Bulls “zhyt” në krizë të thellë Atlanta Hawks, duke iu imponuar 91 – 86. Në prani të më shumë se 21 mijë spektatorëve në “United Center”, spikati italiani Belinelli me 23 pikë.

Në takimin e fundit të mbrëmjes Sacramento Kings u mposht në shtëpi nga New Orleans Pelicans 106 – 114, falë formës së mrekullueshme të DeMarcus Cousins, që shënio plot 41 pikë dha 6 asiste dhe rikuperoi në mënyrë të pabesueshme 23 topa nën tabelë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat