Prishtina superiore, bëri me vaj ukrainasit

Basketboll

Prishtina superiore, bëri me vaj ukrainasit

Nga: Kemajl Goca Më: 27 tetor 2017 Në ora: 19:45
Pamje nga ndeshja

Sigal Prishtina vazhdon shkëlqimin e saj në garat evropiane. Kampioni i Kosovës vargon fitoren e tretë rresht në grupin G të FIBA Europe Cup në basketboll. Khimik nga Ukraina ishte në cilësinë e vendasit në fushë të Prishtinës, por nuk i rezistoi dot kampionit të Kosovës, duke pësuar disfatë të thellë me rezultat 78:59 (26:14, 15:16, 19:14, 18:15).

Brenda tri ditëve dy herë janë takuar në mes vete këta kundërshtarë, për faktin se me pajtimin e skuadrave ndeshjet janë luajtur në Prishtinë, pasi që autoritetet e Ukrainës nuk i njohin pasaportat e Republikës së Kosovës. Basketbollistët Andrew Lavrence me 15 pikë,  Dardan Berisha me 11 sosh, pastaj Alban Veseli me 9 pikë, Lis Shoshi 8, Wayne Martin 8, Maxie Esho 8, Granit Rugova 7, etj. ishin protagonistët e fitores së madhe të bardhekaltërve, të cilët janë lider me 6 pikë në grup, por në fakt kanë një ndeshje me shumë se skuadra turke Buyukcekmece dhe ajo e belge Belfius Mons që renditen në vend të dytë përkatësisht të tretë me 3 pikë, kurse Khimik është i fundit me tri pikë por me një ndeshje me shumë.

Qysh në çerekun e parë gjithçka ishte e qartë se Prishtina do të jetë shumë e fortë për klubin ukrainas. Në minutën e 3-të, Prishtina në epërsi me 8 pikë (2:10), për të shtuar në 11 sosh (2:13) në minutën e 4-të. Khimik orvatej me mundësitë e veta që ta sfidojë Prishtinën, por assesi, ngase hasi në mbrojtje të fortë e sulm të organizuar nga kryeqytetasit.  Në 20 minutat e parë Prishtina ishte në epërsi me 11 pikë (30:41), duke vazhduar me ritëm të njëjtë edhe në çerekun e tretë dhe të katërt.  Prishtina dëshmoi lojë cilësore dhe fitoi me 78:59. Tri fitore rresht për bardhekaltrit që e afrojnë një hap drejt kalimit të grupit. Ky është suksesi më i madh në histori të klubit prishtinas, me tri fitore rresht në garën prestigjioze apo me qind për qind të pikëve deri me tash në grup.

Hise të madhe në këtë fitore pa dyshim se kanë edhe tifozët ‘Plisat’ që i dhanë përkrahje të madhe. Një humbje që pa dyshim i bërë me vaj ekipin ukrainas.  Duhet theksuar se të mërkurën që e lamë pas Sigal Prishtina e mundi me 76:65 Khimik, ndërsa fitoren e parë e kishte arritur në Mons me 74:72 kundër Belfius Mons.

Khimik-S. Prishtina 59:78

Qendra e Rinisë dhe e Sportit, prishtinë.

Shikues: 1500.

Khimik: Love 5, Colter 3, Malchevskyi, Marchenko, Pavlov 8, Riabchuck, Voinalovych, Petrov 8, Arians 12, Antypov 12 dhe Sydorov 11.

Sigal Prishtina: Lawrence 15, Esho 8, Azemi 6, F. Rugova, Veseli 9, G. Rugova 7, Berisha 11, Hajrizi 6, Shoshi 8 dhe Martin 8.

Grupi  G

Khimik-S. Prishtina 59:78

Tabela

1. Sigal Prishtina 3       3       0       0       0       6

2. Buyukcekmece         2       1       0       0       1       3

3. Belfius Mons   2       1       0       0       1       3

 4. Khimik  3       0       0       0       3       3

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat