Sigal Prishtina është shumë pranë historisë në garat evropiane

Basketboll

Sigal Prishtina është shumë pranë historisë në garat evropiane

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 10:42
Pamje nga një ndeshje

Sigal Prishtina është shumë pranë historisë në garat evropiane. Në fakt ky është dueli më i rëndësishëm në historinë 47-vjeçare të klubit.

Bardhekaltrit sonte (19.00) janë nikoqir të ekipit nga Belgjika, Belfius Mons-Hainaut dhe me fitore eventuale do të kalonin në fazën tjetër të FIBA Europe Cup.

Ndeshja i takon xhiros së katërt të fazës grupore të FIBA Europe Cup. Sigal Prishtina prin në Grupin G të FIBA Europe Cup me 7 pikë të grumbulluara (3 fitore e 1 humbje), duke lënë pas vetes Belfius Mons-Hainaut (Belgjikë), Demir Insaat (Turqi) dhe Khimik (Ukrainë).

Dy të parët e grupit shkojnë tutje dhe me fitore eventuale ndaj Belfiust, Sigal Prishtina thuajse do të përfundonte punën. Do të ishte ky një sukses i madh për skuadrën bardhekaltër.

Në dy pjesëmarrjet e kaluara në FIBA Europe Cup, Sigal Prishtina nuk ia ka dalë të kalojë fazën grupore, por tani është në pozitë të volitshme për ta bërë një gjë të tillë.

Sigal Prishtina sivjet ka marr pjesë edhe në raundin e parë kualifikues të Basketball Champions League, ku nuk arriti të kualifikohet për më tutje dhe në këtë mënyrë e vazhdoi garimin në FIBA Europe Cup.

Përballja ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Belfius Mons-Hainaut do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat