Shkëlqen Kyrie Irving

Basketboll

Shkëlqen Kyrie Irving

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 12:12
Kyrie Irving

17-herë kampionët e NBA nuk dinë më të ndalen. Atlanta Hawks bëri mjaftueshëm rezistencë por në fund u dorëzua përballë Irving me shokë. Ylli i Celtics koleksionoi në total 35 pikë, duke udhëhequr formacionin nga Masaccussetsi drejt fitores së 9-të radhazi me Bostonin që mposhti në transfertë 110:107 Atlantën teksa kryeson bindshëm Konferencën e Lindjes. Për Hawks ky fillim sezoni është krejtësisht për tu harruar pasi skuadra nga Georgia pësoi humbjen e 9-t në 11 takime dhe pozicionohet në vendin e fundit në Lindje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat