Cleveland megjithatë fiton

Basketboll

Cleveland megjithatë fiton

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 11:08
Pamje nga një ndeshje

Vijon sezoni me luhatje i skuadrës së Cleveland, që mundi 124:119 Milwaukee në sfidën e radhës në NBA, duke korrur fitoren e pestë sezonale. Sukses që erdhi nga duart e Love, autor i 32 pikëve, mbështetur edhe nga James me 30 pikë, një dyshe që bëri diferencën në parket për Cavaliers. Një ndeshje magjike zhvilloi edhe Amtetokounmpo për miqtë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen e gjashtë në kampionat. Pas 7 humbjesh radhazi vjen fitorja e dytë në kampionat për Dallas, që mundi 113:99 Washington në fushën e këtij të fundit. Beal dhe Wall realizuan nga 23 pikë secili për Washington, por që mbetën për statistikë, ndërsa për teksanët u dalluan Barnes me 31 pikë e Smith me 22.

Rezultatet

Cleveland – Milwaukee 124:119

Indiana – New Orleans 112:117

Washington – Dallas, 99-113

New York – Charlotte 118:113

Toronto – Chicago 119:114

San Antonio – LA Clippers 120:107

Denver – Brooklyn 112:104

Utah Jazz – Philadelphia 97:104

Portland – Memphis 97:98

Sacramento – Oklahoma 94:86

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat