Rahoveci si Cunami, e shuan Yllin e Suharekas, 91 : 84

Basketboll

Rahoveci si Cunami, e shuan Yllin e Suharekas, 91 : 84

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 21:35
ilustrim

Basketbollistët e Rahovecit e mposhtën Golden Eagle Yllin nga Suhareka fqinje me rezultat 91: 84, ku sipas çerekeve rezultoi që në fund ka vendosur loja e furishme e vendasve në çerekun e parë i cili është përmbyllur me rezultat 28 : 16, në një atmosferë impozante e krijuar nga 600 shikues, kryesisht nga tifezeria " Ultras vreshtarët", të cili ishin lojtarë i gjashtë i skuadrës rahovecase.

Loja ka filluar me shënimin e trepikëshit të Arian Tahirit, por në kundërsulm shënon dy pikë Xavier Newson i vendsve, dhe nga minuta e dytë rahovecasit shkëputen në rezultat, kur i njejti basketbollist shënon trepikësh dhe dy pikë tjera për 7 : 3, ndërkaq në minutën 4 përsëri Newson me dy pikë të tjera e ngrit rezultatin, 13 : 6. Artin Gashi me trepikëshin e tij të parë zvogëlon në 13: 9, por Muhamed Hasani realizon dy gjuajtje të lira, 15 : 9. Pason minuta e virtuozit Junious Prowell, i cili shfrytëzon gabime të mysafirëve dhe shënon gjashtë pikë radhazi, 24 ; 11, ndërkaq deri në fund të qerekut të parë shënojnë Yll Gashi i vendasve dhe Artin Gashi i mysafirëve, 28 : 16.

Me të filluar çereku i dytë, trajneri i mysafirëve , Denis Bajramoviq, inkuadron Mike Harmon, i cili së bashku me Taylor Bassick, në minutën 13 zvogëlojnë rezultatin në 30 : 28, por në vazhdim të lojës, Mustafë Merovci dhe Hasani me trepikësh, përsëri e sjellin skuadrën në epërsi, 35: 33, kurse pjesën e parë e lojës e përmbyllin me nga dy pikë të shënuara, Soviane dhe Harmon, 43 : 40.

Përsëri Arian Tahiri, me të filluar çereku i tretë zvogëlon rezultatin në 43: 42, por Soviane kundërpërgjigjet me trepikësh, pason periudha e lojtarëve vendas, dhe në minutën 29, Prowell realizon trepikëshin e radhës, pasuar edhe me dy pikë në kundërsulm, 63 ; 53, por Bassick shënon trepikësh, për të përmbyllur Newson çerekun e tretë me dy pikë të shënuara, 66 : 61.

Në çerekun e fundit, vendasit zbatojnë urdhërat e kryetrajnerit Mark Rodiqi, dhe nuk lejojnë që mysafirët të shkrinë epërsinë, kështu që Soviane me trepikësh e ngrit rezultatin, 68 : 61, por njësoj edhe Bassick shënon trepikësh, për të mban rezultatin e paqartë. Pasojnë gabime të vendasve, dhe mysafirët në minutën 37 për herë të parë avancojnë me dy pikë të Bassickut, 80: 82, por soviane ekzekuton dy gjuajtje të lira dhe barazon rezultatin. Dy minuta të fundit i takojnë skuadrës vendase, të cilit të përkrahur nga tribuna, përmes Prowellit, Sovianes, dhe Hasanit, në minutën e fundit hynë me rezultat 87 : 82. Në minutën e fundit, mysafirët tentojnë me shënime për tre pikë të ndryshojnë rezultatin por nuk ia dalin, dhe Valon Bunjaku e përmbyll takimin me dy pikë të shënuara, 91 ; 84.

Rahoveci - Golden Eagle Ylli 91;84( 28:16, 15:24, 23:21, 25:23 )
palestra sportive " Shani Nushi" në Gjakovë.
shikues 600.

gjyqëtarë : Xhelal Mumini, Atdhe Goqaj, Ngadhnjim Shabani.
vëzhgues ; Gëzim Maloku.

Rahoveci : Soviane 24, Selmancena, Bunjaku 2, Gashi 2, Berisha, Krasniqi, Merovci 10, Newson 23, Hasani 10, Deliu, Mullabazi, Prowell 20.Trajner ; Mark Rodiqi.
Golden Eagle Ylli ; Tahiri 18, Gashi 15, Bassick 25, Harmon 20, Arifaj 1, Azemi 5, Cikaqi Shala, Morina 2, F.Gashi.Trajner : Denis Bajramoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat