Warrios dhe Cavaliers me fitore të radhës në NBA

Basketboll

Warrios dhe Cavaliers me fitore të radhës në NBA

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 09:10
Warrios dhe Cavaliers

Në orët e para të ditës së sotme janë luajtur 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit. 

Kampioni dhe nënkampioni i NBA-s kanë shënuar fitore të rëndësishme duke mposhtur rivalët e tyre aspak të lehtë në letër.

Golden State Warriors ka triumfuar para shikuesve të vetë në palestrën Oracle Arena kundër Philadelphia 76ers me rezultat të thellë 135-114.

Në anën tjetër, Cleveland Cavaliers arritën të dalin triumfues nga palestra American Airlines Center, ku mposhtën skuadrën e Dallas Maverricks me rezultat 111-104.

Te Warriors më të mirët ishin Kevin Durant me 29 pikë, Klay Thompson 23 dhe Stephen Curry shtoi 22 sosh kurse te 76ers më i dalluari ishte J.J. Redick me 17 pikë.

Te Ccavaliers dy basketbollistë shkëlqyen me lojën e tyre duke arritur të mbyllin takimin me “Double-double”.

Kevin Love la nën hije LeBron Jamesin duke shënuar 29 pikë 15 kërcime, përkatësisht “mbreti” kishte 19 pikë dhe 11 kërcime. Te Dallasi, Harrison Barnes bëri “double-double” me 23 pikë dhe 12 kërcime.

Pas kësaj, Golden State ka bilanc prej dhjetë fitoreve dhe tre humbjeve ndërsa Philadelphia ka bilanc të barabartë të fitoreve dhe humbjeve, gjegjësisht nga gjashtë sosh.

Cleveland deri më tani ka gjashtë fitore dhe një humbje më tepër ndërsa Dallas ka shënuar dy fitore dhe 11 humbje.

Rezultatet tjera:

Pelicans – Clippers 111:103

Wizards – Hawks 113:94

Rockets – Grizzlies 111:96

Knicks – Kings 118:91

Bucks – Lakers 98:90

Spurs – Bulls 133:94

Nuggets – Magic 125:107

Suns – Timberwolves 118:100

Jazz – Nets 114:106

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat