Fitore e madhe e Clevelandit - Bota Sot
Fitore e madhe e Clevelandit

Basketboll

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Fitore e madhe e Clevelandit

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 10:55
Lojtarët e Clevelandit

Fitore e madhe e Cleveland Cavaliers ndaj New York Nicks në “Madison Square Garden”, ku vendasit shpërdoruan një avantazh prej 23 pikësh të arritur në periodën e tretë, duke humbur në fund 101:104. Një sukses shumë i rëndësishëm ky për basketbollistin LeBron James me shokë, pas një starti katastrofik të sezonit. 23 pikë, 12 asistime, ishin këto statistikat e LeBron, ndërsa Korver shtoi edhe 21 pikë të tjera për Cavs. Në fakt, numrat më pozitivë të ndeshjes i kishte Hardaway i Nicks-ave me 28 pikë, 5 asistime.

Merr kryesimin e Konferencës së Perëndimit Golden State, që kaloi 110:100 Orlando Magic. Për kampionët në fuqi të NBA ky ishte suksesi i 11-të gjatë sezonit të rregullt, duke barazuar ecurinë e Houston Rockets.

Rezultatet 

Washington Wizards – Sacramento Kings      110:92

New York Knicks – Cleveland Cavaliers          101:104

Milwaukee Bucks – Memphis Grizzlies            110:103

New Orleans Pelicans – Atlanta Hawks           106:105

Phoenix Suns – Los Angeles Lakers                 93:100

Utah Jazz – Minnesota Timberwolves            98:109

Portland Trail Blazers – Denver Nuggets       99:82

Golden State Warriors – Orlando Magic        110:100

Los Angeles Clippers – Philadelphia 76ers    105:109

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test