Kyle Soviane ka udhëtuar në SHBA!

Basketboll

Kyle Soviane ka udhëtuar në SHBA!

Nga: K.G. Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 18:25
Kyle Soviane

Klubi i basketbollit Rahoveci bëri të ditur se në orët e mëngjesit është larguar basketbollisti amerikan, Kyle Soviane. “Qendra amerikane Kyle Soviane është larguar këtë mëngjes nga skuadra, pasi ka njoftuar klubin se i duhet të udhëtoi në shtëpi për shkaqe familjare. Si pasoja e kësaj, Kyle nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e sotme ndaj Bashkimit. Bordi i KB Rahoveci dhe tërë qyteti dëshiron të falënderoi Kyle për punën dhe kontributin e tij në klub, ndërsa shpresojmë se do ta shohim së shpejti sërish në aksion”, bëhet e ditur nga KB Rahoveci, anëtar i elitës së basketbollit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat