Bashkimi nëpërkëmb Rahovecin - Bota Sot
Bashkimi nëpërkëmb Rahovecin

Basketboll

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Bashkimi nëpërkëmb Rahovecin

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 22:35
Bashkimi

Me rezultat të thellë prej 112-54, Bashkimi e ka mposhtur skuadrën e Rahovecit në Prizren.

Në duelin e zhvilluar në “Sezai Surroi”, vendasit ishin shumë bindës në çerekun e parë (34:7).

Loja bindëse e prizrenasve vazhdoi edhe në fraksionin e dytë, ku i shënuan dhjetë pikë më shumë se kundërshtari i tyre (19:9).

Edhe pas pushimit, Bashkimi ishte shumë më i fortë se Rahoveci në çerekun e tretë (30:12).

Vetëm në çereku e fundit, skuadra mysafire ishte pakëz më e përafërt me nikoqirët (29:26).

Pas xhiros së dhjetë, Bashkimi është në vend të dytë në tabelë, me tri pikë më pak se Sigal Prishtina që është lidere.

Nga ana tjetër, Rahoveci është në vend të tretë, me një pikë më pak se Bashkimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test