Boston Celtics ka vazhduar duke dhuruar spektakël në NBA.
Në përballjen e 17-të në këtë edicion, Celtics u takuan me Atalantën ku edhe triumfuan me rezultat 110-99.
Kjo ishte fitorja e 15-të radhazi nga Boston Celtics që kanë pësuar vetëm dy humbje në dy ndeshjet e para.
Kyrie Irving shkëlqeu në këtë mbrëmje me 30 pikë të shënuara, katër kërcime e pesë asistime.
Irving u ndihmua edhe nga Jaylen Brown që shtoi 27 pikë e katër kërcime si dhe Tatum me 14 të tjera e shtatë kërcime.
Te Atalanta paraqitjen më të mirë e kishte gjermani Dennis Schroder me 23 pikë, nëntë asistime e dy kërcime.
Ndeshje spektakolare ka qenë edhe ajo mes Philadelphia 76ers dhe Golden State Warriors ku kampioni në fuqi në fund triumfoi me rezultat 116:124
Stephen Curry ishte më i miri në ndeshjen ndaj 76ers (Foto /Getty Images)
Stephen Curry shkëlqeu në këtë ndeshje me 35 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, ndërsa u ndihmua edhe nga Kevin Durant me 27 pikë e Klay Thompson që shtoi 17 të tjera.
Ben Simmons me 23 pikë, 12 asistime e tetë kërcime ishte më efikasit tek vendasit ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Joel Embiid me 21 pikë.
Me fitore kanë vazhduar edhe Houston Rockets që kanë mposhtur lehtësisht Memphis Grizzlies 105-83.
Si gjithnjë edhe në këtë takim James Harden ishte më i miri në parket me 29 pikë, shtatë asistime e pesë kërcime.
Paraqitje të mirë pati edhe qendra zvicerane Clint Capela me 17 pikë e 13 kërcime si dhe Chris Paul me 17 pikë e gjashtë asistime.
Rezultatet e mbrëmjes në NBA:
Charlotte Hornets – Los Angeles Clippers 102:87
Orlando Magic – Utah Jazz 85:125
Atlanta Hawks – Boston Celtics 99:110
Philadelphia 76ers – Golden State Warriors 116:124
Memphis Grizzlies – Houston Rockets 83:105
Dallas Mavericks – Milwaukee Bucks 111:79
Portland Trail Blazers – Sacramento Kings 102:90