Kastrati mungon në kualifikime, hendikep i jashtëzakonshëm për Kosovën

Basketboll

Kastrati mungon në kualifikime, hendikep i jashtëzakonshëm për Kosovën

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 10:19
Erjon Kastrati

Një nga lojtarët më të mirë të përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Erjon Kastrati, nuk do të luajë në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese.

Lojtari fillimisht u mendua se është i angazhuar me klubin e tij Olimpian në Slloveni për një ndeshje.

Megjithatë, sipas ai ka pësuar një dëmtim në nyje dhe do të mungojë së paku një muaj.

Lojtari kyç sidomos në fazën e mbrojtjes për Kosovën do të jetë hendikep i jashtëzakonshëm për dy duelet kualifikuese të Kosovës që zhvillohen këtë javë ndaj Lituanisë dhe Hungarisë.

Kastrati ishte pivotal në suksesin e Kosovës në para-kualifikimet e zhvilluara.

Tash hapësirën e tij në pozitën 2 pritet ta zë Drilon Hajrizi, ose potencialisht edhe Muhamed Hasani, ani pse opsionet nga kampionati kosovar nuk janë më të mirat për trajnerin Greenberg i cili të gjitha llogaritë i bënte me Kastratin dhe Dardan Berishën.

Kosova të premtën nisë kampanjën kualifikuese në Pallatin e Rinisë të rinovuar për duelin ndaj Lituanisë. Sfida zhvillohet nga ora 19:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat