Ferati: Shpresoj Kosova ta jep më të mirën kundër Lituanisë - Bota Sot
Ferati: Shpresoj Kosova ta jep më të mirën kundër Lituanisë

Basketboll

E premte, 15 dhjetor 2017

Ferati: Shpresoj Kosova ta jep më të mirën kundër Lituanisë

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 10:43
Ismet Ferati

Ish basketbollisti i mirënjohur, Ismet Ferati, tha se është një nder të luash kundër një kombëtares siç është Lituania. Sfida mes Kosovës dhe Lituanisë luhet sonte në orën 19.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Kjo ndeshje është e vlefshme e xhiros së parë të grupit C të Kupës së Botës – Kina 2019.

“Së pari është një nder i madh që Kosova luan kundër një shteti siç është Lituania, një shtet ku basketbolli është sport nacional dhe me traditë të madhe. Edhe përkundër faktit që Lituania do të vij në Prishtinë me 12-shen e dytë, pasi që dihen mosmarrëveshjet mes FIBA-së dhe Euroligës, ku lojtarët që luajnë në NBA apo Euroligë nuk do të paraqiten për reprezentacionet e tyre për shkak orarit dhe ndeshjeve me klubet e tyre, prapëseprapë Lituania është një favorite absolut. Kosova shpresoj ta jep më të mirën edhe pse nuk luan Erjon Kastrati dhe të bëjë një paraqitje dinjitoze para tifozëve tanë, pasi që në Kosovë asnjëherë nuk ka ardhur reprezentacion me kualitativ dhe i spikatur siç është Lituania”, tha Ferati.

Mungesat te Lituania lehtësojnë punën dhe ku është rreziku më i madh? “Jo, nuk na lehtësojnë punën pasi që edhe këta lojtarë janë me kualitete shumë të larta. Rreziku më i madh është komplet reprezentacioni i Lituanisë. Nuk mund të ceket vetëm 1-2 lojtar, si kolektiv janë të shkëlqyer”, thotë Ferati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test