Qendra e Rinisë dhe e Sportit në Prishtinë, me shtimin e ulëseve të reja, ashtu si ka kërkuar asociacioni më i lartë botëror, FIBA, tani ka kapacitetin 2800 ulëse.
Gjithçka është në rregull dhe e gatshme për ndeshjen e sotme mes kombëtares së Kosovës dhe Lituanisë, e cila luhet në orën 19.00, në kuadër të grupit C të kualifikimeve për Kupën e Botës – “Kina 2018” në basketboll.
Kjo foto është publikuar nga Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit të Kosovës.