Cavaliers me vështirësi, Warriors me lehtësi deri te fitorja e radhës në NBA

Basketboll

Cavaliers me vështirësi, Warriors me lehtësi deri te fitorja e radhës në NBA

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 09:49
Cavaliers

Në orët e para të ditës së sotme janë luajtur nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni dhe nënkampioni i NBA-së, Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers kanë triumfuar përballë rivalëve të tyre.

“Luftëtarët” shënuan fitore të thellë ndaj Chicago Bulls me rezultat 143-94 ndërsa Cavs me një pikë diferencë triumfoi ndaj Charlotte Hornets, 100-99.

Golden State për asnjë moment nuk e vënë në dyshim fitoren e tyre duke triumfuar në të gjitha periudhat e ndeshjes.

Stephen Curry dhe Klay Thompson u dalluan me paraqitjet e tyre te Warriors duke shënuar 33 pikë, përkatësisht 29 sosh.

Te Bullsat më i disponuari për takim ishte Jerain Grant me 21 pikë dhe Lauri Markkanen me 14 sosh.

Basketbollistët e Cavaliers është dashur të djersiten fortë për të ardhur deri te fitorja e radhës, të cilën e siguruar në momentet e fundit.

LeBron James duket se ishte në disponim të madh pasi realizoi “triple-double” prej 27 pikëve, 16 kërcimeve dhe 13 aisistimeve. James u ndihmua edhe nga Kevin Love, që realizoi “double-double” në saje të 13 kërcimeve dhe 11 pikëve.

Pas kësaj, Golden State ka bilanc prej 14 fitoreve dhe pesë humbjeve ndërsa Cavs ka fituar 11 ndeshje dhe ka pësuar në shtatë prej sosh.

Në anën tjetër, Bullsat kanë bilanc tejet negativ me tre fitore dhe 11 humbje kurse për Hornets kjo ishte humbja e dhjetë kundrejt tetë fitoreve.

Rezultatet tjera:

Atlanta – New York 116:104

Boston – Orlando 118:103

Indiana – Toronto 107:104

Minesota – Miami 97:109

Oklahoma – Detroit 98:99

Denver – Memphis 104:92

Phoenix – New Orleans 91:115

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat