Golden State dhe Boston Celtics po shkëlqejnë në NBA - Bota Sot
Golden State dhe Boston Celtics po shkëlqejnë në NBA

Basketboll

E premte, 15 dhjetor 2017

Golden State dhe Boston Celtics po shkëlqejnë në NBA

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 09:54
Golden State Warriors

Në orët e para të ditës së sotme janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë. 

Golden State Warriors dhe Boston Celtics po vazhdojnë të shënojnë fitore të njëpasnjëshme në NBA.

Kampioni aktual ka triumfuar në takimin e fundit kundër New Orleans Pelicans me rezultat 110-95.

Në periudhën e parë u krijua përshtypja se pelikanët do të triumfonin pas epërsisë prej 14 pikëve, por të luftëtarët gjithçka përmbysën në vazhdim.

Stephen Curry me 27 pikë dhe Klay Thompson ishin më të mirët në radhët e Warriors ndërsa në anën tjetër Anthony Davis realizoi “double-double” në saje të 30 pikëve dhe 15 pikëve, kurse Jrue Holiday pati 26 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Celtics ishin më të mirë se Indiana Pacers, të cilën e mposhtën me rezultat 108-98.

Tre periudha i takuan Pacers, por keltët në çerekun e tretë e fituan me 21 pikë diferencë dhe kjo u solli fitoren e radhës.

Kyrie Irving realizoi 25 pikë dhe katër më pak i shtoi Al Horford te Celitcs ndërsa Myles Turner dhe Domantas Sabonis shënuan 19 pikë, përkatësisht 17 sosh.

Pas kësaj, Warriors ka bilanc prej 15 fitoreve dhe pesë humbjeve ndërsa për Pelicans ishte humbja e nëntë kundrejt 11 fitoreve.

Celtics ka bilancin më të mirë në NBA me 18 fitore dhe vetëm tre humbje kurse Indiana ka 11 triumfe dhe nëntë pësime.

Rezultatet tjera:

Charlotte – San Antonio 86:106

Philadelphia – Orlando 130:111

Washington – Portland 105:108

Atlanta – Toronto 78:112

Houston – New York 117:102

Dallas – Oklahoma 97:81

Utah – Milwaukee 121: 108

Sacramento – L.A. Clippers 95:97

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test