Basketbolli dhe hendbolli janë një nivel në Kosovë

Basketboll

Basketbolli dhe hendbolli janë një nivel në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 13:33
Ilustrim

Rezultatet në rrafshin ndërkombëtar janë pasqyra më e mirë si për basketbollin po ashtu edhe për hendbollin. Para pak kohe kombëtarja Kosovës në hendboll femrat po ashtu edhe meshkujt u pa se nuk mund të shtyhen me kombëtaret më të forta, pra të një nivelit më të lartë, duke pësuar humbje të rënda. E njëjta këngë është edhe të basketbolli, sepse u pa të premten në mbrëmje se me kombëtaret e forta siç është Lituania, edhe pse ishte me ekip të dytë, nuk i rezistoi, duke pësuar debakël me rezultat 99:61 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Pse basketbolli dhe hendbolli janë një nivel?

Sigal Prishtina bindshëm e dominon Superligën dhe nuk ka rival, me përjashtim Bashkimi nga Prizreni është deri diku i fortë, ndërsa në hendboll Besa FamGas është bindshëm më e mirë se të tjera dhe deri diku Prishtina. Me një fjalë, si basketbolli si hendbolli, janë një nivel dhe asnjëra nuk mund të mburren se kanë diçka. Sigal Prishtina e shëtitë ligën e mund kë të do me sa do, sikurse edhe FamGas. Sporti në krizë, qoftë të cilësisë, qoftë të shikueshmërisë dhe pak ose fare komentohet në opinion për sporte me dorë, kjo është e dhimbshme, sepse as shikuesit nuk i lë më përshtypje, sepse e dinë se çfarë është cilësia dhe tani po shohin nivele të ndryshme në ligat e Evropës.

 Në kohën e sotme, më nuk mashtrohet tifozi i mirëfilltë, se e di çka është niveli!  Sa për volejboll, nuk mbahet mend kur u thellua në krizë kaq të madhe dhe për cilësi është në nivelin më të ultë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat