Kështu e komenton FBK humbjen nga Hungaria - Bota Sot
Kështu e komenton FBK humbjen nga Hungaria

Basketboll

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Kështu e komenton FBK humbjen nga Hungaria

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 11:18
Pamje nga ndeshja

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje nga Hungaria me rezultat 84:76 (20:21, 15:15, 24:15, 25:25) në ndeshjen e luajtur të dielën mbrëma në Debrecen në kuadër të raundit të dytë të Dritares së Parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës "Kina 2019".

Çereku i tretë ishte fatal për Përfaqësuesen tonë, pasi që ishte e vetmja pjesë e lojës në të cilën nuk arritën t’u bënin ballë hungarezëve dhe kjo bëri që Kosova në fund të regjistroj humbje me tetë pikë epërsi.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, por që Kosova për një nuancë ishte më e mirë dhe kjo bëri që basketbollistët tanë ta përmbyllin çerekun e parë me 21:20. Me të njëjtin ritëm vazhduan të dyja skuadrat edhe në dhjetëminutëshin e dytë dhe kështu rezultati pas 20 minutave lojë shënonte 35:36 në favor të Kosovës.

Në çerekun e tretë, kur edhe pritej që Kosova të vazhdonte me lojë të mirë, ndodhi e kundërta, pasi që kundërshtarët në këtë pjesë të lojës ishin të pandalshëm dhe kështu arritën të shënojnë pothuajse nga çdo pozitë.

Në dhjetëminutëshin e fundit, Përfaqësuesja jonë nuk u dorëzua për asnjë çast, pavarësisht epërsisë prej 10-15 pikëve të hungarezëve, por nuk ia doli që ta shkrijë këtë epërsi në më shumë se 8 pikë dhe kështu e regjistroi humbjen e dytë radhazi në Dritaren e Parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”, pas asaj nga Lituania që e pësoi në Prishtinë.

Më të dalluarit në radhët e Kosovës ishin Dardan Berisha me 22 pikë, Scott Bamforth me 21 dhe Lis Shoshi me 16 pikë e 11 kërcime. Te Lituania më efikasi ishte David Vojvoda me 20 pikë, 7 kërcime e 5 asistime.

Duhet theksuar se ndeshjet e radhës Kosova në kuadër të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019” do t’i luaj më 23 dhe 26 shkurt 2018 kundër Polonisë, respektivisht Lituanisë si mysafirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test