Penza e mërzitur, u mund nga një ekip që nuk pritej

Basketboll

Penza e mërzitur, u mund nga një ekip që nuk pritej

Nga: K.Goca Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 15:12
KB Kastrioti

Penza nga Peja pothuajse kishin fluturuar nga gëzimi kur i shkaktuan humbje me 20 pikë dallim (67:47) Pro bet Prishtinës, që e llogarisin si rivalja më e madhe e tyre, por pa i shkuar mendja se do t’i has sharra në gozhdë nga Kastrioti i Ferizajt.

Vashat e talentuar ferizajaset të udhëhequra nga trajnerja Kimete Haliti e ‘ngrin’ buzëqeshjen e Penzës në Pejë dhe të ndihmëstrajneres së saj, Shqiponja Bytyqi, duke i mundur me 68:66. Një humbje tronditëse dhe një fitore e madhe për Kastriotin.

Penza e mërzitur, shtatë fitore e dy humbje deri me tash, Kastrioti po kalon periudhë fantastike, 8 ndeshje, 6 fitore e 2 humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat